Ndërsa i ftohti polar ka mbërthyer vendin, kanë qenë disa thirrjet për ndihmë nga njerëz të izoluar në zona të thella. Forcat e Armatosura janë angazhuar në disa misione shpëtimi.
Dy helikopterë “Cougar” janë vënë në dispozicion të shpëtimit të katër personave: tre në Iballë të Pukës, të cilët ndodheshin të izoluar në një minierë dhe një grua shtatzënë në fshatin Konaj të Fanit.
Më herët Forcat e Armatosura ndërhynë nga ajri edhe në dy raste të tjera, duke shpëtuar jetën e një personi në Koman dhe një personi tjetër në Tepelenë.



