Analiza e sulmuesve, Xhixho: Guindo e njeh mirë kampionatin, Mba do të jetë një nga shitjet më të bujshme

Analiza e sulmuesve, Xhixho: Guindo e njeh mirë kampionatin, Mba do të jetë një nga shitjet më të bujshme

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, u analizua ecuria e sulmuesve në kampionatin shqiptar.

Gazetari Pano Xhixho, duke folur për sulmuesin e Laçit, Saliou Guindo, deklaroi se e njeh mirë kampionatin, ndërsa shtoi se i duhej pak kohë për të kapur formën.

Guindo është “Këpuca e Artë” e sezonit të kaluar. Guindo është një lojtar që është rritur në kampionatin shqiptar, nga Skënderbeu, te Bylis dhe më pas te Laçi. E njeh shumë mirë kampionatin shqiptar. I duhej pak kohë, sepse atje ku ishte kishte pak minuta. I njeh mirë fushat. Guindo nuk mund të quhet një blerje e janarit.

Është një lojtar zone dhe ka mundësinë të shënojë më shumë se Dwamena. Është lojtar që bën ato golat e “pisët”, shënon duke e shtyrë topin në rrjetë.

Në lidhje me sulmuesin e Partizanit, Christian Mba, Xhixho deklaroi se ka pasur vetëm rritje nga transferimi dhe do të jetë një nga shitjet më të bujshme në vitet e ardhshme për të kuqtë.

Mba ka thyer rekordin e blerjeve në kampionatin shqiptar. Është një lojtar që presidenti i Partizanit ka paguar shumë për ta blerë në janar. U bë një sakrificë e madhe ekonomike. Është një sulmues i fortë dhe ka vetëm rritje. I duhej kohë për tu përshtatur me kampionatin shqiptar, sepse e dimë që ka diferenca me kampionatin e Kosovës. Unë mendoj se do jetë, jo vetëm një nga shtyllat kryesore të Partizanit, por do jetë një nga shitjet më të bujshme të Partizanit në vitet në vijim. Është një lojtar shumë i fortë dhe më bën përshtypje që pason. Nuk e ka problem të japë asist.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy