Kuçi deklarohet i pafajshëm në Hagë: Nuk kam bërë asnjë shkelje. Akuza, prekje në dinjitetin tim njerëzor e profesional

Kuçi deklarohet i pafajshëm në Hagë: Nuk kam bërë asnjë shkelje. Akuza, prekje në dinjitetin tim njerëzor e profesional

Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi, bëri të hënën paraqitjen e tij të parë para Gjykatës Speciale në Hagë, ku po përballet me dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës..

Kuçi është deklaruar i pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi të.

Jam plotësisht i pafajshëm. Sot është në prej momenteve të errëta për mua si një njeri i drejtësisë, që e ka mision dhe profesion tërë jetën. Jam identifikuar me drejtësinë. Si profesor i drejtësisë për mbi 30 vite, si kryetar i komisionit kushtetues të Republikës së Kosovës, që Kushtetuta është ende në fuqi, si zëvendëskryeministër për rend dhe ligj për tri mandate dhe ministër i Drejtësisë për dy mandate, si anëtari i ekipit mbrojtës të kryetarit Veseli pranë kësaj gjykate.

Këtë aktakuzë e shoh si prekje të dinjitetit tim, njerëzor, profesionit por edhe të reputacionit tim.

Kuçi tha se nuk ka tentuar të komunikojë me dëshmitarë as kur e ka pas mundësinë si pjesëtar i ekipit mbrojtës të Kadri Veselit në gjykimin për krime lufte nga DhSK-ja,

Kuçi e quajti ish-presidentin, Hashim Thaçin një mik të ngushtë dhe bashkëpunëtor të tij për shumë vite, duke shtuar se puna e tyre e përbashkët ka qenë gjithmonë në përputhje me parimin e drejtësisë.

“Në aktakuzë jam me presidentin Hashim Thaçi. Më lejoni të them se Hashimin e kam mik, njihemi që vite të gjata dhe kemi punuar gjatë. Kemi punuar dhe udhëhequr mbi parimin e drejtësisë, respektimit të saj dhe kemi besuar në drejtësi”, ka shtuar ish-ministri i Drejtësisë.

Ai gjithashtu mohoi çdo përfshirje në vepra penale dhe shprehu bindjen se do të lirohet nga akuzat.

Kuçi theksoi besimin e tij të palëkundur në drejtësi dhe në Zot, duke e cilësuar drejtësinë si një mision jetësor.

Ndërsa, konferenca për ecurinë e çështjes u diskutua që të jetë 17 dhjetori 2024, duke filluar nga ora 14:00.

Ndërsa, avokati i Hajredin Kuçit, Alexander Admiral tha se kjo datë është e pamundur që të jetë i pranishëm fizikisht. Ai shtoi nëse nuk ndryshohet data mund të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit në mënyrë online. Ndërsa, prokurori parashtroi se do të jenë ë gatshëm për këtë seancë dhe po ashtu edhe ata do të jenë të pranishëm fizikisht.

Gjatë ditës së sotme pritet që edhe Isni Kilaj të paraqitet para gjykatës për të dhënë deklaratën e tij.

Sipas aktakuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe Fahri Fazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe Vllaznim Kryeziu), kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Si rrjedhojë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Ndërsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës. Kurse, Kuçi i ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy