Rusta: SPAK nuk ka urdhër-arrest ndaj Metës, Duçka u pyet si person në dijeni për aferën “McGonigal” (VIDEO)

Rusta: SPAK nuk ka urdhër-arrest ndaj Metës, Duçka u pyet si person në dijeni për aferën “McGonigal” (VIDEO)

Gazetari Arsen Rusta në një raportim për MCN Live nga SPAK bëri një rezyme të zhvillimeve të fundit nga organi i akuzës. 

Gazetari thotë se SPAK dhe gjykata e kanë aktualisht të pamundur shoqërimin me forcë të Sali Berishës, pasi ai nuk është dëshmitar dhe ndaj tij s'ka një fletë-thirrje. 

Rusta po ashtu bën me dije se ish-këshilltari Dorian Duçka ka dhënë informacione në SPAK si person në dijeni për çështjen “McGonigal”. Burime për MCN Live bëjnë me dije gjithashtu se nuk ka një urdhër-arrest ndaj Ilir Metës. 

Pas më shumë se 4 ditësh dhe një seancë maratonë, e cila ka zgjatur për më e pakta 5 orë, GJKKO gjyqtarja Irena Gjoka ka dhënë një vendim, mbetet në fuqi masa e sigurisë për ish-kryeministrin Berishë. Ndërsa për dhëndrin e tij dhe Bektashin masat janë dhënë më herët. Sipas SPAK nëpërmjet VKM-ve, ligjeve të propozuara në Parlament dhe akteve zyrtare, Berisha ka favorizuar Malltezin dhe të dy së bashku kanë konsumuar veprën penale të korrupsionit pasiv, ndërsa Bektashi ka qenë biznesmeni që ka qenë i interesuar që në lojë të futej Malltezi për të ndikuar te vjehrri i tij dhe ai akuzohet për korrupsion aktiv. Bektashi rezulton një shtetas që ka një pasaportë gjermane, pasi ka shtetësi gjermani. Para gjykatës e kanë mohuar akuzën. Sot pritet, pasi është afati i fundit që Malltezi dhe Bektashi të bëjnë ankimimin në gjykatë. 
Avokatët e Berishës kanë depozituar kërkesat, përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka, që është rrezuar, dhe kërkesa e dytë ka qenë dërgimi i çështjes në Gjykatës Kushtetuese, kjo kërkesë është refuzuar nga gjykata. Janë 53 fashikuj, ata janë njohur, por në fund kanë refuzuar mbrojtjen pasi gjykata nuk ka pranuar kërkesat e tyre. Janë zgjedhur 4 avokatë, 3 prej tyre s’kanë mundur ta mbrojnë Berishën. Artan Simoni u konstatua se kishte mbajtur qëndrime jo etike ndaj Berishës, Cenalia dhe Kastrati, iu përgjigjën gjykatës se profesionalisht janë të pamundura për ta kryer mbrojtjen. Gjykata thërriti një të tretë, bëhet fjalë për shtetasen Valentina Todoresku, që kërkoi që kërkesa e SPAK të shpallet e paligjshme, pasi nuk ka marrë më parë autorizimin e Kuvendit. Këto kërkesa janë rrëzuar”.

I pyetur se sa gjasa ka që Sali Berisha të shoqërohet me forcë, Rusta tha: 

Aktualisht është fakt i kryer që Berisha ka një mbrojtës të zgjedhur kryesisht, që duhet brenda 5 ditës të bëjë një ankim nëse e kundërshton masën e sigurisë. Për të shoqëruar forcërisht Berishën, edhe SPAK edhe gjykata e kanë të pamundur. Ai nuk është një dëshmitar, nuk ka një fletë-thirrje, është një deputet që ka një masë sigurie. Ai duhet që çdo të hënë të muajit të paraqitet para oficerëve të BKH. Beteja maksimale është beteja kushtetuese. Strategjia është vetëm përballja kushtetuese, por edhe ankimimi. Do ta ankimojë mbrojtja e zgjedhur me prokurë, apo mbrojtja kryesisht. Nëse e ankimon mbrojtja me prokurë, Berisha automatikisht e njeh procesin dhe do duhej ta ndjek hap pas hapi”.


I pyetur mbi paraqitjen në SPAK të Dorian Duçkës, ish-këshilltarit të Jashtëm të Ramës, Rusta tha:  

Drejtuesi i SPAK s’ka dhënë asnjëherë përgjigje. Ka një kallëzim penal nga Gazment Bardhi për aferën McGonigal. Është marrë për afro 3 orë në pyetje Duçka nga oficerët e BKH. Në largim e sipër Duçka tha se për aferën McGonigal duhet të pyesni SHBA-të. Rezulton që SPAK ka një verifikim për këtë aferë. Jo zyrtarisht bëhet me dije se është pyetur si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, pa praninë e një avokati dhe ka dhënë qëndrimin e tij. Mbetet për t’u parë nëse do të gjenden elemente të veprës penale”.

I pyetur nëse ka një dosje në SPAK për ish-Presidentin Meta, Rusta tha:

MCN Live është interesuar pranë SPAK, zyrtarisht përgjigjja është që s’ka një urdhër-arrest ndaj Ilir Metës. Nuk kërkohet në këto momente, SPAK s’ka asnjë njoftim nëse është larguar jashtë vendit, apo nëse është arrestuar në Hungari siç ka qarkulluar. Gjithsesi SPAK ka një hetim të hapur, bëhet fjalë për lobimin. SPAK thotë se kjo dosje është ende nën hetim”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy