Astma dhe kurat bimore/ Herbalisti Gjeçi: Konsumoni sa më shumë çajra të shoqëruar me vitaminë C për forcimin e imunitetit

Astma dhe kurat bimore/ Herbalisti Gjeçi: Konsumoni sa më shumë çajra të shoqëruar me vitaminë C për forcimin e imunitetit

Astma është një sëmundje inflamatore kronike e rrugëve të frymëmarrjes, e karakterizuar nga kriza periodike me vështirësi në frymëmarrje dhe spazma bronkiale, të cilat ndryshojnë në intensitet nga personi në person.

Fibank 

I ftuar në programin e mëngjesit, herbalisti Irfan Gjeçi u shpreh se astma ndikon ndjeshëm tek personat që vuajnë edhe nga ankthi, problemet me zemrën apo mushkëritë. 

Astmatikët kanë ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes dhe kjo i bën të kenë ndjesinë e mungesës së ajrit, gjë që shpesh krijon panik. 

Kjo ndodh sidomos tek personat që kanë edhe shqetësime të zemrës, si aritmitë, dhe shpesh ngatërrohet shkaku i vërtetë i krizës. 

Gjatë muajve shkurt, mars dhe prill, astma përkeqësohet për shkak të alergjive sezonale, lagështisë në ambiente të mbyllura dhe pranisë së alergeneve si qentë apo macet.

Herbalisti numëron kurat bimore që rrisin imunitetin te një person që vuajnë nga astma dhe alergjitë e stinës. 

Ai veçon përdorimin e vitaminës C që është ndikues pozitiv bashkë me çajret për rritjen e imunitetit të një person. 

Për përmirësimin e gjendjes dhe forcimin e imunitetit, Gjeçi rekomandoj Vitaminë C – për forcimin e përgjithshëm të imunitetit. Propolis i bletës – i kombinuar me çajra për të rritur rezistencën e organizmit. Ekstrakte me 36 bimë medicinale – që ndihmojnë jo vetëm në sistemin e frymëmarrjes, por edhe në shëndetin e zorrëve, duke luftuar mykun dhe rikthyer balancën e florës bakteriale.

Pastaj çajra bimorë të shumtë, ndër të cilët: Lulja e thundërmushkës – për fëmijët e vegjël: një lugë kafeje në 100 ml ujë, tre herë në ditë; për të rriturit: tre lugë gjelle me një gotë ujë. Lulja e shtogut – përdoret tek fëmijët për të nxjerrë sekrecionet dhe për të mbrojtur nga temperaturat e larta. Aguliçja dhe mentja – që përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe lirojnë frymëmarrjen përmes aromës së tyre. Qepa e kuqe e zier me mjaltë – e përdorur si çaj për të pastruar rrugët e frymëmarrjes.

Çdo trajtim duhet të shoqërohet me përkujdesje të vazhdueshme për forcimin e imunitetit, sepse te astma dhe alergjitë, problemi kryesor është pikërisht rënia e mbrojtjes natyrale të organizmit.

Gjatë kësaj periudhe duhet të eliminuar përdorimin e bylmetit, mishi të kuq, sallameritë dhe ëmbëlsirat. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy