Lufta në Iran/ Kamberi: Është kërcënuar siguria globale dhe janë shpërbërë aleanca të rëndësishme (VIDEO)

Lufta në Iran/ Kamberi: Është kërcënuar siguria globale dhe janë shpërbërë aleanca të rëndësishme (VIDEO)

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Geron Kamberi tha në studion e lajmeve të MCN Tv se lufta në Iran nuk e ka arritur qëllimin kryesor të saj, veçse ka prodhuar dy efekte anësore rritjen e çmimit të naftës dhe vendosjen nën shënjestër të vendeve larg Gjirit që mbështesin SHBA-të dhe Izraelin. 

 

Duke vijuar Kamberi tha se nha pikëpamja e sigurisë energjetike ka një kërcënim të sigurisë globale. 

 

Analizat dhe parashikimet e konsiderojnë të pamundur ndërhyrjen tokësore për shkak të madhësisë së territorit dhe popullsisë iraniane. Ajo që është bërë e qartë nga konflikti që deri diku parashikoheshin janë dy pasojat anësore. Pasoja kryesore ndoshta ishte rënia e regjimit iranian, ndryshimi i regjimit dhe çlirimi i Izraelit nga ankthi që ka përkundrejt Iranit. Kjo nuk ka ndodhur he për hë. Kemi dy efekte anësore që ka prodhuar konflikti, rritja e çmimit të naftës për shkak të bllokimit të ngushticës së Hormuzit dhe vendet aleate të SHBA-së në Gjriin Persik Bahreini, Kuvajti, Katari, Arabia Saudite dhe Iraku janë nën sulmin e raketave iraniane.

 

Madje shpesh edhe vende që janë përtej këtij rajoni, siç ishte rasti i Qipros që Irani i konsideron si vende që po i ofrojnë mbështetje logjistike SHBA-ve dhe Izraelit do të jenë në shënjestër.

 

Pas 16 ditësh nuk kemi ende një arritje të qëllimit kryesor, kemi dy efekte anësore që ka prodhuar. Të gjithë presin numërimin sa do të vazhdojë.

 

Nëse flasim për pikëpamjen e sigurisë energjetike, kemi kërcenim të sigurisë globale, se siguria globale nuk është vetëm siguria ushtarake. 

 

Sipas Kamberit gjatë kësaj lufte janë shpërbërë disa aleanca. 

 

Një element shume i rëndësishëm brenda aspekteve të sigurisë globale është shpërbërja e disa aleancave që kanë qenë shumë të rëndësishme brenda garantimit të sigurisë ndërkombëtare.

 

BE nuk shfaqet i unifikuar në këtë krizë. Brenda vendeve të Lindjes së Mesme ka luhatje, pavarësisht se përpiqen të jenë të unifikuar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy