Moti i keq me reshje të dendura shiu e bore ka përfshirë vendin tonë ditët e fundit, duke sjelle probleme në disa qarqe.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se fatmirësisht duket se mëngjesi i sotëm ka nisur me kushte të përmirësuara atmosferike ku në jug dhe në rajonin qendror reshjet kanë pushuar.
Ndërkohë po punohet për pastrimin e rrugëve dhe për hedhjen e kripës në ato segmente ku ka prezencë të borës.
Në Rajonin Jugor dhe në Rajonin Qendror reshjet kanë pushuar kontraktorët kanë punuar me mjete borëpastruese dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës në ato segmente ku ka pasur prezencë bore.
Në Rajonin Verior gjatë natës ka pasur kryesisht reshje shiu, pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve, është punuar në Qafë Mali-Fierzë për pastrimin e aksit.
Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale. Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.






