Aleksi: Analiza e mbi 1300 testeve me origjinë bimore e shtazore nënkupton një siguri ushqimore të sigurt në vend (VIDEO)

Aleksi: Analiza e mbi 1300 testeve me origjinë bimore e shtazore nënkupton një siguri ushqimore të sigurt në vend (VIDEO)

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) është një institucion që përmes mekanizmave e standardeve evropiane përmes laboratorëve të tij, lufton për sigurinë ushqimorë në vend.

Për drejtorin e këtij institucioni, Pëllumb Aleksi, i ftuar në MCN live, analiza e mbi 1300 testeve për 430 pesticide në të njëjtën kohë nënkupton siguri ushqimore të mirëfilltë në vend.

Brenda laboratorëve të sigurisë ushqimore në qendrën e ISUV neve bëjmë mbi 1368 teste që realizohen nga institute dhe që njihen nga Bashkimi Evropian. 

81 teste për një gamë të madhe matricash me origjinë bimore dhe shtazore, lidhur me mikrobiologjiken ushqimore që janë të akredituara që njihen në Evropë. Realizojmë një gamë të gjerë testesh në shëndetin e kafshëve, si për tërbimin, për gamën e brucelozën në vend, gjithë influencën avare, ose gripin e shpendëve.

Dhe një mori sëmundjesh që janë të akredituara pa diktuar ato që janë në historikun e institucionit. Bëmë të gjitha mbetjet në fruta perime dhe këto kryhen nga shtatori i vitit te kaluar, janë të gjitha të akredituara për 430 pesticide në të njëjtën kohë analizohet një matricë.

Laboratorët funksionojnë për konsumatorin vendas, pastaj edhe për eksportin.  

Nuk mundesh të analizosh në nivel të hollësishme 430 pesticide  në të njëjtin kohë pjesë për milionë, bilionë trilion, që janë pjesë matëse shumë të imta dhe të thuash se ne nuk e bëjmë këtë punë.

Drejtori i ISUV, vlerëson se konsumatorët duhet të vetëdijesohen se ushqimet e ekspozuara me etiketë janë një ushqim i sigurt, teksa duhet të ketë kujdes me ushqimet e fshatit të cilat ekspozohen për shitje pa kontrolle të sigurta.

Unë mendoj se çdo ushqim që paraqittë me etiketë, që është në vëzhgimin e trupave inspektuese është një ushqim i sigurt.

Sepse të gjitha qendrat që prodhojnë ushqim duhet ti nënshtrohen kontrolleve dhe unë do të thosha që çdo konsumator duhet të shmangim nga ato që quhen produkte fshati që nuk kanë etiketë, nuk kanë datë skadence, sepse kjo është mundësia më e madhe e abuzimit.

Kurse gjithkush që është pjesë e një sistemi biznese mendoj se ehte mjaft kontrolluar për të prodhuar ushqim të sigurt dhe të rregullt për konsumatorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy