Kanada/ Adoleshentët e humbur dyshohen për vrasjen e turistëve

Kanada/ Adoleshentët e humbur dyshohen për vrasjen e turistëve

Dy djemtë adoleshentë, të cilët fillimisht u kategorizuan si të zhdukur në veri të Kanadasë tani janë të dyshuar për vrasjen e një turisti australian dhe të dashurës së tij amerikane, si dhe të një njeriu të paidentifikuar ende, trupi i të cilit u gjet pranë makinës së braktisur të djemve, thanë autoritetet e policisë.

Lucas Fowler, 23 vjeç, një shtetas australian dhe Chynna Deese, 24 vjeç, nga Charlotte, Karolina e Veriut u gjetën të vdekur nga një armë zjarri më 15 korrik në një autostradë në British Columbia.

Kam McLeod, 19 vjeç dhe Bryer Schmegelsky, 18 vjeç, kanë humbur që nga data 19 korrik. Makina e tyre u gjet në flakë rreth 500 km larg nga u gjetën trupat e viktimave, pranë Liqenit Dease, British Columbia.

Policia është në kërkim të dy vrasësve të mundshëm, për të cilët nuk dihet nëse janë të armatosur, apo çfarë motivesh mund t’i kenë shtyrë në vrasje (siç dyshohet). /Reuters/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy