Mosbindja civile/ Balliu: Do ta përshkallëzojmë, nuk ka zgjidhje nëse pushtetit i themi vetëm po

Mosbindja civile/ Balliu: Do ta përshkallëzojmë, nuk ka zgjidhje nëse pushtetit i themi vetëm po

<p>Protesta në hyrje të Tiranës vijon prej më shumë se një ore. Një grup qytetarësh të thirrur nga opozita kanë bllokuar rrugën, ndërkohë që situata po monitorohet nga policia. Në afërsi të sheshit “Shqiponja”, gazetari Mariglen Kume bisedoi me sekretarin organizativ të PD-së, Klevis Balliu.</p> <p>Balliu tha se aksioni do të përshkallëzohet në ditët në vijim.</p> <blockquote> <p><em>Ne kemi bërë një njoftim, nuk marrim leje nga policia. Protesta vazhdon, është esenciale. Është koha të zgjohemi dhe të mos lejojmë që Edi Rama të mashtrojë, duke dezinformuar aleatët tanë. Këto aksione tregojnë se qytetarët janë gati të protestojnë sepse të gjithë kemi një hall dhe ai hall quhet Edi Rama. Ai është njeriu që arreston me SPAK-un çdonjërin që do nga opozita. Ky aksion do të përshkallëzohet. Duke i thënë pushtetit po, si urdhëro, nuk zgjidhet. Ka vetëm një formë për t’u përballur me pushtetin dhe ajo është kjo rezistencë. Edi Rama është kërcënues i shtetit ligjor. </em></p> </blockquote>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy