
Për 225 mijë dollarët që Agron Neza dyshohet t’ia ketë dhënë ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, i akuzuar për korrupsion dhe bashkëpunim me oligarkët rusë, ekzekutivi do të presë hetimet e drejtësisë amerikane. E pyetur nga MCN, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së qeverisë së kësaj të mërkure, u tregua e rezervuar për të komentuar rolin e kryeministrit Rama në çështjen McGonigal.



