Në prag të ndeshjes me Çekinë janë të shumtë tifozët kuqezi të cilët nuk arritën dot të blinin bileta online. Federata shqiptare e futbollit sqaron zyrtarisht se biletat u shitën në kohë rekord pasi kërkesat ishin të larta. Ndërkohë një pjesë e mirë biletave ka nisur të shiten në tregun e zi me çmime të katërfishuara.



