Mjeku toksikolog, Tedi Rrudha, për rritjen e konsumit të drogave si ekstazia, GHB dhe të tjera substanca të ngjashme, thotë se njihen si droga klubesh.
Në një lidhje për studion e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se ekstazia klasifikohet si drogë stimulante, haliçunogjene dhe me veprime psikotrope, ndërsa GHB përdoren si droga për akte përdhunimi.
Rrudha tha se janë më të përhapura në klubet e natës, kryesisht në klubet bregdetare por edhe në klubet e tjera të Shqipërisë, ku ka trend në rritje të drogave sintetike të përdorura në këto klube.
Këto droga sintetike mendohet se mund të zëvendësojnë droga të tjera, si kokaina që është mjaft i përhapur në Shqipëri, vitet e fundit dhe në klubet e natës.
Kryesisht shpërndarja dhe përdorimi i tyre është tek të rinjtë, nga një përdorim sporadik në verë, disa herë, deri në të përhershëm.
Ekstazia mund të krijojë varësi, njëlloj si heroina dhe droga të tjera. Ekstazia përbën risk prej overdozës njëlloj si stimulantë të tjerë, duke e ekspozuar ndaj rrahjeve të larta të zemrës dhe komplikimeve të tjera.
Nuk kemi pasur raste vdekjeprurëse, por drejtimi në urgjenca është i njohur në rastet e drogave sintetike.
Dhe ekstazia mund të krijojnë varësi, kryesisht në simptoma të grupuara në anën psikiatrike, jo në risqet kardiake të zemrës, apo goditje të mëtejshme në sistemit nervor qendror si pasojë e tensionit të lartë arterial.
Ekstazia apo MDMA është substancë e ndaluar në Shqipëri, por politikat sfidohen herë pas here.
Aktualisht trajtimi për personat që përdorin ekstazi, bëhet në shërbimin e urgjencës, për rastin e overdozës. Aktualisht nuk kemi raste për trajtimin e varësisë nga ekstazia.
Por është konstatuar si përdorim shoqërues i substancave të tjera si kokainë dhe heroina.
Duhet gatishmëri më e rritur në lidhje me drogat sintetike, pasi në Shqipëri aktualisht po paraqitet në hapat e parë përdorimi i drogave sintetike.



