
Turqia ka lëshuar një dekret me të cilin largon nga puna 18 000 shërbyes civilë, gjysma e të cilëve ishin pjesëtarë të forcave policore. Vendimi është marrë mbi dyshimet se ky grup punojnë kundër sigurisë kombëtare.
Kjo lëvizje vjen në prag të dyvjetorit të tentativës për grusht shteti. Qeveria turke kishte fajësuar klerikun mysliman me bazë në Amerikë, Fetullah Gylen, për tentim grusht-shteti, ku mbetën të vrarë 250 persona. Gylen kishte mohuar përfshirjen në grusht-shtet.
Autoritetet turke kanë ndaluar dhjetëra mijëra njerëz, të dyshuar për përfshirje dhe mbështetje të Gylenit.
Mbrojtësit e të drejtave të njeriut, duke përfshirë Amnesty International, kanë kritikuar këtë vendim.



