Kongresmenja demokrate Alexandria Ocasio-Cortez i bashkohet debatit mbi abortin në Shtetet e Bashkuara. Gjatë një demonstrate pro abortit në Nju-Jork ajo tha se u përdhunua kur ishte 20 vjeç.
Kongresmenja demokrate thotë se ishte mirënjohëse që asaj iu dha zgjedhja nëse do të abortonte apo jo. 32-vjeçarja kujton:
U ndjeva kaq e vetmuar saqë më duhej të bëja një test shtatzënie në një tualet publik në Manhattan. Ndërsa isha duke pritur rezultatin, gjithçka mendoja ishte ‘falë Zotit që kam të paktën një zgjedhje. Falë Zotit mund të kisha lirinë për të zgjedhur fatin tim. Kjo nuk është vetëm një kauzë për të drejtat e grave, kjo është një kauzë e të gjithëve”.



