Filipine, vajza e presidentit pritet të pasojë të atin në detyrë

Filipine, vajza e presidentit pritet të pasojë të atin në detyrë

Ndërsa Filipinet po shkojnë drejt zgjedhjeve të mesit të mandatit, që pritet të fitohen nga presidenti Duterte dhe aleatët e tij, duket se rruga është e shtruar për vajzën e tij.

Sara Duterte, vajza e madhe e presidentit, është kryetare e Bashkisë së Davaos. Vitet e fundit, ajo është parë si kandidatja në radhë për presidencën.

Në vend që të kandidonte për senatore, ajo fitoi vëmendje pasi bëri personalisht fushatë për 12 kandidatë në garë, 9 prej të cilëve favorizohen nga sondazhet.

“Duterte po e përgatit të bijën si pasuese në post. Nëse zgjedhjet shkojnë siç do ai, kjo do t’i vendoste mbështetësit e tij në një pozicion më të fortë në zgjedhjet presidenciale”, thotë për Bloomberg Michael Kugelman, zv.drejtor i Programit për Azinë në Wilson Center, në Uashington. 

Duterte është kritikuar shpesh nga organizatat ndërkombëtare dhe ato të të drejtave të njeriut për ekzekutimin me vdekje të trafikantëve të drogës dhe sulmet ndaj politikanëve të opozitës dhe gazetarëve.

Sara do të mbajë detyrën si kryebashkiake e qytetit ku ka lindur deri në vitin 2022. Nëse ia del të shkojë në Presidencë, ajo do të jetë presidentja e tretë femër në 27 vitet e fundit në Azinë Juglindore. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy