
Gazetari Enton Abilekaj tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv se kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës duhet të jetë një person i cili nuk është përfshirë në sherret e brendshme të PD-së këtë një vit e gjysmë pasi duhet të jetë një person që do bashkojë palët.
Besoj që ne i kemi thënë, e para është që duhet kandidat që nuk është përfshirë në sherret e brendshme të PD në këtë vit e gjysmë. Dhe Alimehmeti nuk është i përfshirë, duhet kandidat që t’i bashkojë këto palë. Alimehmeti s’ka pasur jetë politike partiake. Basha i ka kërkuar të aktivizohet në PD, por nuk ka pranuar.
Doktori është nata me ditën, Veliaj është nata. Doktori nuk ka asnjë pikë për ta akuzuar, e pamë gjatë pandemisë si të paktën mjekë që nuk spekuluan me aftësinë e tyre.
A mjafton kjo? Karta morale është e rëndësishme, sidomos në këtë pikë të lartë të zhgënjimit të njerëzve . Kemi përballë një zyrtarë që ka abuzuar me pushtetin përballë një mjeku që nuk ka abuzuar. Kemi të bëjmë me një makineri që përdor në zgjedhje gjithçka, përdor pushtetin drejtësinë. E patë betejën që bëri ai me FSHF, përdori Gjykatën e Tiranës sa herë i deshi qejfi, mund ta bëjë dhe në zgjedhjet lokale.



