Borë dhe ngrica/ ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm: Rrugët që duhet të bëni kujdes

Borë dhe ngrica/ ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm: Rrugët që duhet të bëni kujdes

Bora është rikthyer në rajonin juglindor dhe në verilindje  të vendit. Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije gjendjen në të cilën ndodhen akset kryesore për shkak të pranisë së reshjeve të një nate më parë.

Sipas ARRSH për shkak të pranisë së borës është e rëndësishme që të përdoren zinxhirë në lëvizjen e rajonit qendror si  Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Librazhd-Steblevë dhe Zëmblak-Goricë.

Gjithashtu dhe në disa zona të Dibrës dhe Tropojës drejtuesit e automjeteve duhet që të jenë të pajisur me goma dimërore dhe me zinxhirë.

Njoftim mbi gjendjen e akseve nacionale
Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në: 
-Rajonin Jugor, Korçë-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë ku është bërë pastrimi i akseve dhe qarkullimi vazhdon normslisht
-Rajonin Qendror, Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Librazhd-Steblevë, Zëmblak-Goricë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në segmentin rrugor Qafë Mollë-Bizë 
-Në Rajonin Verior, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, Skurraj-Peshkopi, Hani i Hotit-Tamarë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh
Kontraktorët kanë punuar pa ndërprerje me mjete borëpastruese për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës 
Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy