Ka zgjatur mbi një orë takimi mes Kryeministrit Edi Rama me zyrtaren e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Karen Donfried, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Ndihmës Sekretarja për Çështjet Europiane dhe Euroazinë, Karen Donfried, mbërriti në Kryeministri rreth orës 09.00, për të qëndruar në zyrën e kreut të qeverisë më shumë se një orë.
Në vijim të qëndrimit të zyrtares së lartë të DASH në Tiranë, rreth orës 10.30 është pritur në takim edhe nga përfaqësuesit e opozitës, kryetari i komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku.
Takimi me përfaqësuesit e opozitës po mbahet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Vizita e Donfried në Tiranë, vjen pasi të hënën u ndal edhe në Prishtinë.



