Administratori i Njësisë së Anës së Malit në Shkodër, Arben Ceni, thotë se pas reshjeve të mëdha të mbrëmjes së kaluar në njësinë e drejtuar prej tij ka shumë probleme.
Duke folur për MCN Tv, ai deklaroi se gjendja është përkeqësuar jashtë mase dhe se janë 1200 hektarë tokë nën ujë, në Muriqan, Oblikë dhe Obot.
Ai tha se kalohet vetëm me mjete të larta të ushtrisë, të cilët janë futur për momentin në Obot për të marrë familjarët dhe për të kryer nevojat e tyre.
Në Obot niveli ujit mbi 1 metër. Vështirësohet lëvizja brenda fshatit. Situata është shumë e ndërlikuar, në disa raste ka dhe shtim të prurjeve.
U kërkojmë autoriteteve të na njoftojmë a kemi lëshime nga hidrocentrali. Është mirë të na njoftojmë, se me shirat e dimë që hidrocentralet janë mbushur dhe liqeni është në kuotat maksimale.
Por jam i sigurt që ka lëshime nga hidrocentralet, se përrenjtë nuk na kanë çuar ndonjëherë në këtë situatë. Shpresojmë që situata të përmirësohet, që të hyjmë më tej nëpër shtëpi.
Fjalët tona po shkojnë në vesh të shurdhër nuk ka asnjë ndërhyrje. Përfaqësues të prefekturës dhe qarkut duhet të jenë prezent për momentin.
Një problem madhor u ngrit nga dje në sot 1 metër uji, problemi më madhor është baza ushqimore për bagëtitë dhe probleme të tjera në bimë dekorative që sot janë nën ujë dhe grurë, foragjere, sera, çdo gjë është nën pushtetin e ujit.
Ka pasur telefonata për të ardhur makina e ushtrisë, për të mbuluar nevojat për ushqime. Kërkesën e kam bërë qysh mbrëmë, por erdhi me vonesë, mirë do ishte të vinte herët për fëmijët e shkollës që nuk e kanë frekuentuar sot por edhe për disa gra dhe burra që punojnë në fason dhe të shkojnë në punë.
Banorët janë në pikë kritike, nuk mund të ecin as me çizme se është uji shumë lart dhe as me varka, se i tillë është niveli. Presim sa të qetësohet situata që të bëhet evidentimi i dëmeve në terren.
Nuk di të them një shifër, se shteti ka dhënë subvencione dhe njerëzit kanë mbjellë sipërfaqe të mëdha me grurë këtë vit. Krahasuar me datën 20 situata është më e përkeqësuar, është futur uji në bodrumet e shtëpive.
Probleme ka në lagjet e fshatit Muriqan. Për dëmet do të vijnë edhe ekspertë. Mund të kemi dëme dhe në banesa dhe prezencë uji që nuk e dëshirojmë, në vazhdimësi do të japim informacione.
Atyre u duket e njëjta rutinë, problemet janë tek ne. Nuk kemi pasur ndihmë për furnizimin me bazë ushqimore për bashkitë.
Problem se nuk po njoftohemi se është një nivel uji që nuk mund të ecet as me varka dhe as me çizme në Obot. Duhet shpallur gjendja e emergjencës.
E gjithë fusha e Anës së Malit është nën pushtetin e ujit. Duhen 15-20 ton koncentrat ose misër për përballimin një javor ose 10 ditor për bagëtitë.
Çdo vit është duke u pakësuar numri i bagëtive. Njerëzit i kanë shitur bagëtitë dhe kanë marrë rrugën, kanë ikur nëpër Europë.
Sa i takon energjisë, kemi katër hidrocentrale mbi shpinë dhe të rrimë pa drita është e pafalshme.



