Gazetarja italiane e arrestuar në Iran/ Meloni: Do ta kthejmë sa më shpejt në shtëpi

Gazetarja italiane e arrestuar në Iran/ Meloni: Do ta kthejmë sa më shpejt në shtëpi

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se e ka ndjekur me vëmendje të vazhdueshme historinë e gazetares Cecilia Salës që nga dita e arrestimit të saj në Iran, më 19 dhjetor.

Drupal Ad

Kryetarja e qeverisë italiane thotë se po mban kontakte të ngushta me ministrin e Jashtëm, Antonio Tajani dhe me nënsekretarin Alfredo Mantovano, për të sjellë sa më shpejt në shtëpi reporteren. 

"Qeveria, që nga dita e ndalimit të Cecilia Sala, ka punuar për ta rikthyer atë në Itali. Ne po punojmë me Ministrinë e Punëve të Jashtme, ambasadën tonë në Teheran dhe konsullatën. Cecilia Sala ka folur dy herë në telefon me prindërit e saj dhe ka marrë një vizitë konsullore nga ambasadori ynë në Iran. Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në një deklaratë. 

Sala është reportere e të përditshmes “Il Foglio” dhe po mbahet në burgun Evin të Teheranit. Sipas “Il Foglio”, Cecilia ishte në Iran "me një vizë të rregullt për të raportuar për një vend që njeh dhe e do", ndërsa vuri në dukje shtypjen e fjalës së lirë dhe kërcënimet ndaj gazetarëve.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy