Projektligji për ‘Lojërat e Fatit’, Nunaj: Legalizimi do të rrisë të ardhurat, por nuk zgjidh problemin që ka shteti kundrejt këtij tregu informal

Projektligji për ‘Lojërat e Fatit’, Nunaj: Legalizimi do të rrisë të ardhurat, por nuk zgjidh problemin që ka shteti kundrejt këtij tregu informal

Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj Kortoçi deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Tv se projektligjin për “Lojërat e Fatit” e sheh më shumë si një mënyrë për të rritur të ardhurat publike sesa si një ligj që do të zgjidhë problemet që kanë qytetarët me varësinë ndaj këtyre lojërave dhe ato që ka shteti me këtë treg informal.

E kam lexuar draft projektligjin për “Lojërat e Fatit” dhe ajo që konstatoj është: së pari mungon një analizë e theksuar pse u mbyllën lojërat e fatit dhe kjo periudhë 5 vjeçare çfarë ndryshimesh solli. E dyta lidhet me mungesën e transparencës nga ana e qeverisë në lidhje sa i përket konsultimeve, qoftë me grupet e interesit qoftë dhe me palët e treta, ose sondazhe që mund të bëhen nga ana e qeverisë kundrejt popullatës. Në këtë rast e quan të bërë këtë konsultim, kemi të bëjmë me një ligj që ka efekt të madh jo vetëm në ekonomi, por ka efekte sociale për qytetarët  dhe familjet shqiptare.

Lojërat e fatit në këto 5 vite kanë operuar në të zezë dhe kjo ka bërë që shumë para të qarkullojnë jashtë sistemeve bankare. Miratimi i një ligji të tillë krijon një parim që çdo që është ilegale duhet legalizuar që të kontrollohet. Nuk gjykoj që ky parim është parimi i të drejtës.

Të gjitha projektet qeveritare që nga amnistia fiskale kanë pasur qëllim të rritjen e të ardhurave publike. E shikoj miratimin e një projektligji të tillë më shumë si mënyrë për të rritur të ardhurat publike në buxhetin e shtetit sesa realisht një ligj që do zgjidhe problemin që ka qytetari me varësinë ndaj lojërave dhe shteti kundrejt këtij tregu informal.

Legalizimi do të rrisë të ardhurat, duke qenë se e ardhura që do të vilet do jetë e konsiderueshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy