Videoja e Janet Jackson që bëri laptopët e vjetër të dorëzohen

Videoja e Janet Jackson që bëri laptopët e vjetër të dorëzohen

Videoja muzikore e Janet Jackson, “Rhythm Nation”, e vitit 1989 rezulton sfiduese për disa modele disqesh në kompjuterë të vjetër. Në gjuhën kompjuterike kemi të bëjmë me një Denial of Service (DoS), një sulm jo i drejtpërdrejtë që çon në “dorëzimin” e hard drive-it të disa laptopëve të prodhuar pas vitit 2005.  

Për të kuptuar më mirë këtë mosfunksionim le t’i kthehemi fizikës së shkollës së mesme dhe fenomenit të njohur si rezonancë.

Frekuenca e Rhythm Nation

Një rekord i thyer dhe "tape stop" janë terma shumë të njohur për DJ-të dhe entuziastët e muzikës. Por në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me asnjërën prej të dyjave. Një këngë që e bën hard drive-in e kompjuterit të ndalojë së funksionuari është një problem tjetër.

Në një shkrim të përmbledhur, blogeri i Microsoft-it, Raymond Chen, ka zbuluar këtë javë pse hapja e një videoje të caktuar muzikore, në atë kohë, prishi disa laptopë.

"Në atë kohë u zbulua se hapja e videos muzikore në një laptop ndalonte së funksionuari edhe një laptop pranë tij, pavarësisht se i dyti nuk i kishte dhënë play videos"

"Rezulton se kënga përmbante një nga frekuencat rezonante natyrore për modelin e hard diskeve të laptopëve 5400 rpm që ata dhe prodhues të tjerë përdornin."

Rezonanca është një fenomen fizik me të cilin tingulli i prodhuar nga një objekt vibron në të njëjtën frekuencë si valët e zërit nga një objekt tjetër. Kjo mund të shkaktojë një amplitudë të shtuar.

Kjo është mënyra me të cilën shembeshin urat në të kaluarën dhe gjithashtu arsyeja pse ushtarët ngadalësojnë ritmin kur marshojnë nëpër një urë.

Videoja që u etiketua me CVE

Zyrtarisht “Rhythm Nation” është konsideruar si rrezik sigurie dhe për këtë i është vënë një numër identifikues, CVE-2022-38392 nga MITRE.

Megjithatë, nëse flasim për pajisjet moderne, ky rrezik është praktikisht joekzistent.

Në atë kohë, shpjegon Chen, prodhuesit e zgjidhën këtë problem "duke shtuar një filtër të personalizuar në tubacionin audio që zbuloi dhe hoqi frekuencat e dëmshme gjatë riprodhimit të audios".

Në vitin 2017, një studiues sigurie i quajtur Alfredo Ortega demonstroi se si t’i bëje play një toni 130 Hz, mund të sillte si pasojë mospërgjigjen ndaj komandave në një HDD.

Në të njëjtin vit, shkencëtarët nga Princeton dhe Purdue publikuan kërkime që shpjegonin sulmet akustike në hard disqe që mund të sabotonin PC-të, ATM-të dhe sistemet CCTV.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy