Presidenti Donald Trump ka këmbëngulur se marrëdhënia SHBA-Britani është e një "niveli të lartë dhe shumë e veçantë".
Këto deklarata janë bërë vetëm disa orë pasi shefi Shtëpisë së Bardhë sulmoi planin e Theresa May për Brexit në një intervist për The Sun.
Trump tha se "çfarëdo" Britania e Madhe pas largimit nga BE është "në rregull me mua" dhe Brexit ishte një "mundësi e pabesueshme".
Gjatë një konference për shtyp me kryeministren Theresa May, Trump tha se marrëdhënia SHBA-Mbretëri e Bashkuar është "e domosdoshme".

Nga ana tjetër, May tha se ata kishin diskutuar planet për një marrëveshje tregtare "ambicioze". "Ky është vendimi juaj. Vetëm sigurohuni që mund të vazhdojnë marrëdhënien tregtare bashkë, kjo ka rëndësi.", vazhdoi më tej Trump.
Mijëra njerëz po protestojnë në qendër të Londrës kundër vizitës presidentit amerikan, shkruan BBC.
Një tullumbace e madhe, duke portretizuar presidentin si një fëmijë, është hedhur në Sheshin e Parlamentit si pjesë e demonstratave. Protesta të tjera do të ndodhin në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar të premten.
Balona ‘Trump Baby’ është parë në qiellin e Londrës për vizitiën e Presidentit amerikan në Angli. Balona është ngritur mbi Parlamentin e Britanisë së Madhe si protestë ndaj vizitës së diskutueshme të udhëheqësit amerikan në Londër.
Balona ngjyrë portokalli e fryrë është ngritur në Sheshin e Parlamentit, ndërsa një turmë e shikuesve brohoriste.
Balona 6 metër u ngrit në lartësinë 30 metra përreth 2 orë duke fluturuar mbi Westminster Abbey dhe statujat e figurave të shquara si Winston Churchill, Mahatma Gandhi dhe Millicent Fawcett.
Trump tha se me May kishin diskutuar "disa gjëra kundër terrorizmit".
Ai gjithashtu tha se me May kishin folur për një orë e gjysmë në darkën e lidhjeve e mikëpritjes ku Trump shoqërohej nga gruaja e tij Melania në Pallatin Blenheim të enjten mbrëma.
"Unë mendoj se ndoshta ne nuk kemi zhvilluar kurrë një bisedë më të mirë sesa natën e kaluar," tha ai.



