Fjalimi i Ramës për drejtësinë dhe SPAK/ Bushati: Ftesë për negocim. Po më godisni, më hani shokët, por jo mua!

Fjalimi i Ramës për drejtësinë dhe SPAK/ Bushati: Ftesë për negocim. Po më godisni, më hani shokët, por jo mua!

Gazetari Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, analizoi fjalimin e kryeministrit Edi Rama në grupin parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë për drejtësinë dhe SPAK, duke e cilësuar atë si një “ftesë për negocim”.

Sipas Bushatit, fjalimi nuk ishte një përplasje e drejtpërdrejtë me SPAK-un, por një mesazh i adresuar përtej kufijve, drejt ndërkombëtarëve. 

Sipas tij, kryeministri po sinjalizon se është i vetmi garant që mund ta çojë përpara reformën.

 

Fjalimin e Ramës e pashë si ftesë për negocim. Jo me SPAK-un, sepse ai e di që për një mijë vjet nuk i vjen e keqja nga SPAK. Ai mendon se e ka përtej kufijve rrezikun.

Rama tha, më thirrën shokët socialistë dhe më kërkuan se ti je fajtori që i ke hapur kaq shumë rrugë kësaj drejtësie. 

Pastaj tha çfarë po ndodh? Ne kemi patur personazhe publike, që kanë qenë mbështetës të reformës dhe sot më kërkojnë llogari, si intelektualë publikë, që kjo reformë ka dështuar. Por unë tha megjithëse i dëgjoj, jam i bindur se duhet të vijojmë përpara.

Rama i drejtohet ndërkombëtare, u thotë ju në 2016 ngritët një koalicion të madh pro reformës. Ky koalicion brenda PS dhe në publik po shkërmoqet. Unë jam garanti i vetëm që mund ta çoj përpara produktin tuaj, prandaj mua më ruani. Ky është në leximin tim, ftesa për negocim e Ramës. Po më godisni, më hani shokët por jo mua.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy