Vladimir Putin ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.
Presidenti rus ka dhënë urdhër për një fushatë që kishte për qëllim të dëmtonte Hillary Clinton dhe të mbështeste Donald Trump.
Ky është përfundimi i nxjerrë nga inteligjenca amerikane, i cili i është komunikuar presidentit të zgjedhur, Donald Trump.
Ky i fundit ka pranuar se kjo mund të ketë ndodhur, por nuk ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.
“Rezultati i zgjedhjeve nuk është modifikuar”, ka thënë Trump, i cili pak ditë më vonë do të marrë detyrën si presidenti i 45-të i SHBA-ve.



