Avioni i Ishmit, piloti italian lë 10 mijë € garanci dhe largohet nga Shqipëria

Avioni i Ishmit, piloti italian lë 10 mijë € garanci dhe largohet nga Shqipëria

Pas pesë muajve në dispozicion të drejtësisë, piloti italian Guido Guidi ka të drejtë të larohet nga Shqipëria, por me kushtin që sa herë ta thërrasin autoritetet hetimore ai të paraqitet para tyre.

Në mesdite, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e ndalimit garanci pasurore prej 10 mijë euro ndaj pilotit Guidi, derisa hetimet ndaj tij të përfundojnë raporton "tch". Që do të thotë pilotit italian me vendim gjykate i është kthyer pasaporta megjithëse nëse e thërret prokuroria ai duhet ta paraqitet pranë këtij organi.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi një garanci pasurore prej 10 mijë eurosh si masë ndaluese ndaj pilotit italian Guido Guidi nën hetim prej pesë muajsh për dyshimet e trafikut të drogës të ngelur në tentative. Vendimi u dha pas kërkesës së Prokurorisë, e cila po kryen veprime hetimore për të zbardhur shkaqet e fluturimit nga Italia në Ishëm të avionit “Piper” mesin e shtatorit 2016.

Duke qenë se veprimet hetimore po zgjasin, Krimet e Rënda ju drejtuan gjykatës për caktimin e një mase ndaluese ndaj të dyshuarit për sa kohë statusi i tij nuk është qartësuar ende.

Gjatë kësaj kohe, Guidi ka dhënë dëshmi kontradiktore. Fillimisht piloti u shpreh se kishte ndërmarrë fluturimin për shkak të kohës së bukur. Por më pas, tregoi se ishte kontaktuar nga disa shqiptarë për të këqyrur terrenin në Ishëm e për të vendosur nëse ishte vendi i duhur prej nga ku do të trafikohej drogë.

Rrëfimi i tij i fundit i përjashton çdo të dyshuar për shkak se Guidi ka treguar se kishte ardhur në Shqipëri me vullnetin e tij për të parë nëse mund të gjente mundësi për të transportuar drogë. Për këtë shkak, Prokuroria vijon hetimet edhe për trafik droge, ndonëse provat janë të papërfillshme. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy