Prodhuesi i vajit të ullirit nga Vlora, Osman Sulaj deklaron se 2023 ishte vit jo me prodhueshmëri të lartë, ku prodhimi i vajit ishte me pakicë, nën mesatare.
Duke folur në emisionin “MCN Economy”, ai tha se në fabrikën e tij gjatë punës në 2 muaj e gjysmë, u grumbullua rreth 70-80 mijë litra vaj.
Sulaj shtoi se në 80 mijë litra vaj u shitën gjatë punës me njerëzit e njohur, me miqtë, bizneset, restorantet.
Kemi hasur shumë vështirësi, subvencionimet janë zero për bujqësinë, sidomos për ullirin.
Popullsia ka ikur, këtu ka ngelur vetëm mosha e tretë, nuk ka kush ua mbledh, punëtori kërkon shumë.
Kur më marrin në telefon se unë kam krijuar dhe transport për tua marrë, më thonë na gjej dhe ndonjë punëtorë se ne jemi dy pleq nuk në shtëpi, se ngarkojmë dot.
Kësaj i thonë të heqësh të zinjtë e ullirit. Te çmimi është shumë e vështirë.
U shit fillimisht gjatë punës, dy muaj dy muaj e gjysmë. Tani është bllokuar ka shitje shumë të vogla, minimale, me litra.
Nuk ma merr mendja që të ketë ndonjë çmim të madh vaji, se çfarë janë biznese që merren me turizmin, furnizohen që në momentin që bëhet vaji dhe kush do ngelet, do ngelet për pak vaj.
Unë e kam grumbulluar me 7 mijë lekë të vjetra dhe druaj se mund të dalë dhe me lekët e mia.
Në Shqipëri nuk ka fabrikë apo punishte për paketim, për shitje në supermarkete.
Janë të paktë punishtet apo fabrikat e vajit që merren me paketim. Këtu edhe fshatari që e mban në shtëpi e mban në bidona plastikë, që ai me kalimin e kohës do prishet.
Në shumicën e supermarketeve në Shqipëri, ka më shumë vaj që vjen nga jashtë se sa joni.
Në një kohë që vaji që prodhojmë ne sidomos në Vlorë, është rekord. Edhe prej vetë opozicionit që ka Vlora.
Unë me 5 euro ta grumbulloj nuk ma lë njeri nga fshatarët, se shpenzojnë shumë.
Sivjet një punëtor vajti 40 mijë lekë, kështu që nuk leverdis.
Sa do paguajë nga fabrika, për transportin, kështu që edhe fshatari mund ta blejë.
Në Kosovë nuk e përdorin shumë vajin e ullirit. Dhe në Kosovë vetëm një pjesë e përdor.



