OKB: 280 punonjës të organizatave humanitare janë vrarë në 2023

OKB: 280 punonjës të organizatave humanitare janë vrarë në 2023

OKB-ja dënoi këtë të hënë, më 19 gusht, dhunën e papranueshme që po bëhet e zakonshme kundër punonjësve të organizatave humanitare, 280 prej të cilëve janë vrarë në mbarë botën në vitin 2023.

“Normalizimi i dhunës ndaj punonjësve të organizatave humanitare dhe mungesa e llogaridhënies është e papranueshme dhe jashtëzakonisht e rrezikshme për operacionet humanitare kudo”, tha Joyce Msuya, kryetarja e zyrës humanitare të OKB-së (Ocha).

“Me 280 punonjës të vrarë në 33 vende vitin e kaluar, 2023 ishte viti me më shumë vdekje i regjistruar ndonjëherë për komunitetin ndërkombëtar humanitar, me një rritje prej 137% krahasuar me vitin 2022 (118 të vrarë)”, nënvizon Ocha në një deklaratë për shtyp, duke përdorur shifrat nga Aid Ëorker Security Database e cila daton në vitin 1997.

Sipas këtyre të dhënave, më shumë se gjysma e viktimave në vitin 2023 (163) janë humanitarë të vrarë në Gaza gjatë tre muajve të parë të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, kryesisht në sulme ajrore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy