Opozita ka bllokuar sërish sot seancën e Kuvendit, duke vendosur një grumbull karrigesh para foltoresh.
Kreu i Rithemelimit Sali Berisha po mban fjalën Live në “Facebook”, duke lëshuar akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
“Kjo është sot salla e Parlamentit të vendit. Vazhdon mosbindja civile e parlamentareve të opozitës”, tha Berisha.
Ish-kryeministri vuri në dukje se "Rama nuk mund të pranojë dot komisionet hetimore të opozitës sepse familjarët e tij janë vërsulur pas tenderave për t'u pasuruar në kurriz të qytetarëve".
Berisha theksoi se qëndresa e opozitës do të jetë pa kthim deri në rivendosjen e të drejtave.



