Rinas, priten edhe dy avionë të tjerë me afganë

Rinas, priten edhe dy avionë të tjerë me afganë

Pas mbërritjes së dy avionëve me shtetas afganë pak pas mesnatës së të shtunës, dy avionë të tjerë priten të mbërrijnë në Rinas.

Burime zyrtare thanë për MCN se vetëm ditën e sotme, autoritetet shqiptare janë njoftuar për mbërritjen e 4 avionëve me shtetas afganë, të cilët do të strehohen në Shqipëri.

Deri tani në vendin tonë kanë mbërritur 275 shtetas afganë, të cilët janë larguar nga Kabuli.

Pritet që numri i tyre në Shqipëri të shkojë në 4 mijë. Në ditë pritet që në Rinas të ulen 3 deri në 4 avionë në ditë, të cilët transportojnë burra, gra dhe fëmijë pas eksodit në vendin e tyre Kabul.

Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre, pasi u kërcënohet jeta nga talebanët.

Pritet që në Shqipëri afganët që do strehohen do të qëndrojnë për 1 vit, deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nëse dikush prej tyre do të qëndrojnë përgjithmonë, është i lirë për ta bërë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy