Dështon mbledhja e KQZ-së për 13 tetorin, Zguri: Pa kuorum nuk mund të shqyrtohet (VIDEO)

Dështon mbledhja e KQZ-së për 13 tetorin, Zguri: Pa kuorum nuk mund të shqyrtohet (VIDEO)

Ka dështuar sot mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkak kuorumi për të shqyrtuar kërkesën e tri partive të opozitës jo parlamentare në lidhje më fillimin e procedurave për dekretin e Presidentit për zgjedhjet e 13 Tetorit.

Në mbledhje e sotme u paraqit vetëm kryetari i KQZ-së, Zguri, ndërsa katër anëtarët e zgjedhur nga shumica parlamentare nuk morën pjesë në mbledhje.

Kryetari i KQZ, Zguri tha se për shkak kuorumit, mbledhja nuk mund të hapet.

“Thjesht në respekt dhe në detyrim të kompetencave të mia si drejtues i institucionit thërrita mbledhjen që të jetë KQZ-ja ajo që të japë një përgjigje. Pa kuorum mbledhja nuk mund të hapet. Ju kërkoj ndjesë, nëse do të kemi mbledhje tjetër është e papërcaktuar deri tani. Kolegët kanë deklaruar se janë me leje dhe nuk janë. Ju falënderoj, mbledhja nuk mund të hapet, nuk mund të ketë diskutime, pasi nuk plotësohet kuorumi”, tha Zguri.

Ndërsa përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka akuzoi se mungesa është e qëllimtë dhe politike.

Në një prononcim për mediet, Caka tha se se jemi paraqitur pranë KQZ për nisjen e procedurave për zhvillimi e zgjedhjeve vendore të datës 13 tetor 2019.

“Në respekt të dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, me anën e se cilit është caktuar data 13 tetor dhe afatit e datës  2 gusht për paraqitjen e kërkesës, LSI, PR dhe PAA paraqitën kërkesën pranë KQZ me objekt për fillimin e procedurave për zgjedhjet e 13 tetorit 2019. Siç e kemi sqaruar edhe në kërkesën pranë KQZ, rezulton e qarte se procesi i zhvilluar në 30 qershori nuk rezulton si proces ligjor zgjedhor, pasi me dekretin e presidentit data 30 qershor 2019 është shfuqizuar. Nga ana tjetër ashtu siç e theksoi e raporti paraprak OSBE/OHDIR dhe siç e ka theksuar dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit, Palmer se risjellim në vëmendjen tuaj që është vetëm Gjykata Kushtetuese, ajo e cila mund të shprehet mbi përputhshmërinë  dekretit të presidentit me Kushtetutën e Shqipërisë. Rrjedhimisht, dekreti i presidentit ka fuqinë ligjore dhe është i detyrueshëm për zbatim”, u shpreh ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy