Katari 'optimist' lidhur me bisedimet për armëpushim në Gaza

Katari 'optimist' lidhur me bisedimet për armëpushim në Gaza

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Mohammed al-Ansari tha pwr BBC se një propozim i ri në bisedimet e armëpushimit mund të kalojë hendekun e kahershëm midis dy palëve kundërshtare.

Ai thotë se Katari është inkurajuar nga propozimi i fundit, duke shtuar se: “Nëse më pyesni nëse jam më optimist sot se sa disa ditë më parë, do të thosha, po”.

Zëdhënësi i Katarit thotë se Izraeli dhe Hamasi po shikonin nga afër ofertën e fundit.

Al-Ansari, i cili është gjithashtu një këshilltar i kryeministrit të Katarit, thotë se një mori propozimesh ishin tani në tryezën e bisedimeve, duke përfshirë një propozim të ri amerikan.

Ai thotë se presioni nga SHBA do të ishte gjithmonë instrumental në suksesin e çdo bisedimi. Ai nuk hyri në detaje rreth bisedimeve, por thotë se shpreson se së shpejti do të arrijnë marrëveshje për fazën e parë të një plani me tri faza të armëpushimit me fazën e parë të fokusuar kryesisht në çështjet humanitare.

"Ne nuk jemi aspak në fazën e fundit të bisedimeve," paralajmëron Al-Ansari. Ai shton se Katari u inkurajua nga rritja e hyrjes së ndihmave në Gaza, por ende nuk është afër asaj që nevojitet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy