Nepravishta: Nderi i gruas nuk varet më kë ajo fle! Jemi të zhytur në kulturë patriarkale

Nepravishta: Nderi i gruas nuk varet më kë ajo fle! Jemi të zhytur në kulturë patriarkale

Aktivistja Rea Nepravishta e konsideroi një konstrukt arkaik dhe patriarkal faktin që në Shqipëri nderi i gruas lidhet me seksualitetin e saj dhe me kë ajo fle. 

Teksa foli mbi protestën e organizuar në Librazhd nga disa aktiviste feministe, ajo u shpreh:

Ne e dinim që s’do vinte asnjë njeri, por menduam që s’ishte i rëndësishëm numri, por të nxirrnim disa mesazhe. Një nga mesazhet ishte: ‘Nderi i gruas është konstrukt patriarkal’. Duket sikur nderi i burrit dhe gruas, varet nga seksualiteti i gruas. Do të thotë nëse një grua kryen një akt seksual me një person tjetër, babai, vëllai, burri ndihen të cenuar. Janë konstrukte arkaike, patriarkale që s’duhet të ekzistojnë më”.

Nuk është nderi me kë fjeti grua, sepse ajo i përket vetes së vet dhe mban përgjegjësinë e saj. Ka një konseguencë divorci dhe kaq. Kjo është patriarkale, është mesjetare. Kultura patriarkale cenon edhe vet burrat. Është një peshë shumë e rëndë. Çlirohuni burra edhe gra! Besoj që është më mirë që patriarkalizmi të luftohet edhe me kontributin e burrave. E kuptoj që shoqëria është në një lloj krize, s’ka më figura referenciale. Me rënien e sistemit patriarkal sistemi i vlerave u trondit. Njerëzit janë të tronditur sepse u duket sikur bota po merr fund. Jemi në botë postmoderne, patriarkati mbaroi. Gjërat bëhen me ndërgjegje, jo me detyrim. Ka më shumë patriarkalizëm nga sa duket. Politikën patjetër. Ka edhe hipokrizi”.

Nepravishta theksoi gjatë intervistës me moderantorin Mustafa Nano se fatkeqësisht “ne jemi të zhytur në kulturë patriarkale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy