Revoltohet Dardha e Librazhdit, çliron me forcë burimin e marrë peng nga HEC-i: U sos durimi!

Revoltohet Dardha e Librazhdit, çliron me forcë burimin e marrë peng nga HEC-i: U sos durimi!

Pas muajsh të tërë pa ujë të pijshëm dhe pa ujë për vaditje, banorët e Dardhës dhe Spatharit në Librazhd u ngritën në revoltë dhe shkulën me forcë gardhin metalik që rrethonte burimin e ujit. Burimin që, sipas tyre, furnizon prej dekadash fshatrat, tokat bujqësore, bagëtitë, bizneset dhe shkollat e zonës.

 

Popullit i erdhi në majë të hundës dhe shkuli gardhin”, thonë banorët për emisionin “Fol” në MCN TV.

 

Ata pretendojnë se problemet nisën pas ndërhyrjeve pranë burimit dhe se prej 5-6 muajsh jetojnë mes mungesës së ujit dhe pasigurisë.

 

Nuk kishim as ujë të pijshëm e as për vaditje. Rrezikon prodhimi të thahet. Gjithçka do të thahet pa ujë vaditës”, dëgjohen të shprehen fermerët.

 

Por kriza e ujit është vetëm një pjesë e problemeve. Në Dardhë dhe Spathar, banorët flasin për rrugë të shkatërruara, ndërprerje të përditshme të energjisë, mungesë investimesh dhe largimin e vazhdueshëm të banorëve.

 

Emrin e kemi fshat turistik, pa ujë e pa rrugë”, thotë një banor. 

 

Një tjetër shton: “Çdo ditë ikin dritat nga 2-3 orë”. Ndërsa të tjerë tregojnë se “Shkolla e Spatharit, nga 300 nxënës, ka mbetur me 20 fëmijë”.

 

Mungesa e kushteve po largon edhe familjet e fundit nga zona. “Detyrohemi të emigrojmë edhe në moshën 60-vjeçare”, thotë një banor. 

 

Të tjerë shkojnë edhe më tej: “Duan të na shpopullojnë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy