Kancelarja e Gjermanisë Angela Mercel ka bërë një koment në formë thirrje për ata të cilët nuk besojnë të koronavirusi. “Populistët që argumentojnë se koronavirusi është i padëmshëm janë të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm,”-është shprehur sot ajo.
“Jemi në një gjendje dramatike në fillim të sezonit të ftohtë. Kjo na prek të gjithë ne, pa përjashtim”, tha kancelarja në dhomën e ulët, duke shtuar se masat e reja kufizuese janë të nevojshme dhe të duhura.
“Gënjeshtrat dhe dezinformatat, teoritë konspirative dhe urrejtja jo vetëm që e dëmtojnë debatin demokratik por edhe luftën kundër virusit. Dimri do të jetë i vështirë, katër muaj të gjatë e të vështirë, por do të përfundojë.”
Këto komente kancelarja e Gjermanisë i bëri teksa në drejtim të qeverisë së udhëhequr prej saj kanë ardhur shumë kritika mbi përballimin e koronavirusit. Kufizimet e reja pritet të sjellin vështirësi të shumta mbi të gjitha në hoteleri dhe gastronomi.



