Vuçiç ka planin B: Unioni i Ballkanit po përgatitet për BE (VIDEO)

Vuçiç ka planin B: Unioni i Ballkanit po përgatitet për BE (VIDEO)

Në qarqet e ndryshme diplomatike flitej se BE-ja po përpiqet të dalë nga hendeku që e shkaktoi vetë me refuzimin e nisjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, që e vuri në pikëpyetje të gjithë procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor. Plani B i Vuçiçit, që ka nisur ofensivë dhe po negocion përmes mediave me francezët, krijimi i një unioni ekonomik ballkanik, një ‘mini shengen’ si sfidë për BE-në, duket se është plani më i përafërt.

Tani gazeta serbe Kurir, e afërt me pushtetin e presidentit serb Vuçiç, pretendon se ka burime anonime diplomatike, që po ngjajnë me idenë e Vuçiç si Plani B i paraqitur, e me insistimin e tij tani po kristalizohet e po përafrohen, modeli i propozuar për rritjen e bashkëpunimit rajonal e unioni ekonomik ballkanas, sipas tyre.

“Ballkani Perëndimor duhet të ndërlidhet më mirë. Ky do të ishte modeli i unionit ekonomik në të cilin të gjitha vendet forcojnë tregjet e tyre, e kur të vjen koha për pranim, në BE hyjnë si shtete të forta ekonomike. Presidenti i Francës, Emannuel Macron, nuk do shtete të varfra në BE e për këtë propozon partneritet të pjesshëm strategjik me këtë union ekonomik rajonal me BE-në deri në anëtarësimin e plotfuqishëm të secilit shtet të këtij unioni rajonal në BE”, tha burimi i tyre.

Siç shkruan gazeta serbe Kurir, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka marrë mbështetjen për këtë bashkëpunim të ngushtë rajonal me presidentin malazez, Milo Djukanoviç. Gjithsesi, ka pasur zëra e dyshime rreth këtij plani dhe synimit të Vuçiçit që të jetë forca dominuese ballkanike e me siguri do të vazhdojnë përsëri me shfaqjen e versioneve të reja e planeve B e C e me radhë.

Të gjitha këto pretendime e supozime mund të proklamohen si zgjidhje, por një gjë dihet se në BE ka shumë mospajtime e paqartësi se si do të vazhdohet më tej me politikën e zgjerimit. Franca e Gjermania po garojnë për mbizotërim tani pas largimit të Britanisë që mbante baraspeshën. Samiti për Ballkanin perëndimor në BE do të mbahet në muajin maj të vitit të ardhshëm. Pranvera e vitit të ardhshëm është afat për shumë procese, zgjedhjet në Serbi e në Francë, e as Serbia nuk do të dalë para publikut me dështim në përparim drejt Evropës, ndërsa Franca nuk do të damkoset se po dërgon Ballkanin në përqafimin e Rusisë, Kinës e Turqisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy