Salvini: Nëse nuk marrim kontrollin, Europa do të bëhet një kalifat islamik
Gjatë vizitës në Itali, ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, dha një intervistë që bëri bujë në mediat hungareze.
Salvini u shpreh se disa kryeqytete europiane janë tashmë në duart e minoriteteve islamike.
"Nëse nuk rimarrim kontrollin e rrënjëve tona, Europa do të bëhet një kalifat islamik", tha lideri i të djathtës italiane.
Gjatë intervistës, Salvini akuzoi qeveritë e majta se "e kanē kthyer Mesdheun në një varrezë".
Salvini u intervistua nga gazetari hungarez, Balázs Bende.