
Edhe këtë javë, për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, astrologia Elena Demollari solli parashikimin për 12 shenjat e zodiakut përmes leximit të letrave Tarot.
Sipas saj, kjo javë sjell energji të përziera, disa shenja përballen me sfida, ndërsa të tjera përfitojnë nga fati dhe zhvillime pozitive.
Dashi
Një javë me debate, tensione dhe situata të papritura. Mund të prishet diçka në momentin e fundit, ndaj shmangni konfliktet. Kujdes me shëndetin dhe gjendjen emocionale. Lajmi i mirë është se mund të merrni para të papritura.
Demi
Kujdes nga manipulimet dhe kritikat. Java sjell lodhje emocionale dhe shqetësime shëndetësore. Shmangni miqësitë false dhe personat me dy fytyra. Mundësi për një udhëtim të gjatë.
Binjakët
Shpenzime financiare dhe nevojë për distancë. Besoni intuitës suaj. Mund të ndiheni të mërzitur, por për disa ka edhe ribashkime në dashuri. Gjendja ekonomike përmirësohet gradualisht.
Gaforrja
Një nga shenjat më me fat të javës. Energji pozitive, nisma të reja dhe përmirësim financiar. Dilni nga zona e rehatisë për të përfituar më shumë. Mbështetje edhe në çështje ligjore.
Luani
Fillimisht pasiguri në punë dhe dashuri, por situata stabilizohet. Mund të firmosni dokumente ose kontrata. Në fundjavë vjen një lajm i mirë dhe përmirësim ekonomik.
Virgjëresha
Kujdes me punën dhe kontratat. Mund të ndiheni të zhgënjyer nga disa refuzime, por përgjigjet pozitive do vijnë më vonë. Forcë psikologjike për të rimarrë kontrollin e situatës.
Peshorja
Ndjesi bllokimi dhe pasigurie në punë e financa. Gjërat janë për momentin pezull, por situata do zhbllokohet. Nga fundi i javës priten zhvillime shumë pozitive.
Akrepi
Kujdes nga konfliktet familjare, financiare dhe në partneritet. Shmangni debatet dhe energjitë negative. Besoni intuitës suaj dhe tregoni forcë për të kaluar sfidat, në fund do jeni shenja më fat e javës.
Shigjetari
Rritje financiare dhe vendime të rëndësishme. Kujdes nga persona mashtrues. Udhëtime të gjata dhe dashuri pasionante, me disa pengesa të vogla.
Bricjapi
Ndërhyrje e një personi të tretë në çështje pune, por edhe përfitime financiare të papritura. Qetësi shpirtërore dhe lajme të mira, përfshirë mundësinë e një shtatzënie.
Ujori
Pak tension në punë, por shmangni debatet. Java sjell lajme të mira, dokumente, kontrata dhe rritje ekonomike.
Peshqit
Megjithëse ndiheni të mërzitur, universi është në anën tuaj. Nisma të reja, përmirësim financiar, madje edhe trashëgimi. Në dashuri dhe plane për shtëpi të re, dëshirat realizohen.



