
Ditë më parë përfundoi afati i Komisionit hetimor parlamentar për sterilizimin dhe check -upin në shëndetësi dhe nuk u arrit të merrej as dëshmia e ish ministrit Ilir Beqaj, as ajo e kryeministrit Edi Rama dhe as e sipërmarrëses Vilma Nushi.
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, dt. Ilir Alimehmeti, thotë në “MCN informacion”, vlerëson se kjo është një skemë e madhe mashtrim që ka sjellë jo vetëm dëm të madh ekonomik por rëndesa do të vazhdoj më tutje me shtimin e fondit të sterilizimit edhe ne buxhetin 2025.
Ne këtu kemi një skemë të madhe mashtrimi, vjedhjeve, që nuk është thjesht dëm ekonomik, por është ngarkesë plus se është direkt për jetën e njeriut, nuk është thjesht vjedhje e pastër, ka edhe rëndesë.
E dyta, kjo vazhdon mbi një dekadën dhe duhet të thënë se janë procese të ndara, hetimi, dënimi e me radhë që e ka marrë në dorë SPAK dhe hetimi parlamentar, në Komision, që ka të bëj me përgjegjësinë politike dhe me marrjen e masave që skema të tilla të mos vihen në të ardhmen, detyrë e parlamentit që të ngrejë barriera që mos të kemi më situata të ngjashme që ti vuajmë në kurriz.
Kanë ndërthurja dhe çka kanë ndodhur, në 10 vite opozitës i është mohuar në mënyrë të vazhdueshme, dhënia e informacionit, dhënia e kontratave dhe tashmi jemi pese vit pas denoncimit, ne akoma vazhdojmë paguajmë para edhe për buxhetin 2025 do te kemi madje shtim të fondit të sterilizimit, do të shkoj në 19 milion €, ndërkohë që ishte 17 e gjysme milionë € për 20024, pra shtohet fond akoma. Kjo është problematika e madhe që ne duhet tu mbledhin këto dy gjyqësor legjislativ.
Dr. Alimehmeti, e sheh përgjegjëse për koncesionin sterilizimin dhe check -upin në shëndetësi jo vetëm z.Beqaj dhe kryeministrin Rama, por edhe ministrat e shëndetësisë dhe të financave që e vazhduan një sistem të tillë korruptiv në shëndetësi.
Unë e shoh si pjese e ndërgjegjësimit dhe si pjesë të dhënies së informacionit dhe vendosjen para përgjegjësisë publike dhe politike të z.Beqaj, sepse për atë u fol e më pas edhe për z.Rama sepse nuk është i vetëm ai në këtë diskutim, ministrat e tjerë të shëndetësisë pasardhës që vazhduan të zbatojnë këtë koncesion, znj, Manastirliu dhe znj, Koçiu, tani dhe ministrat e financave që disbursuan paratë, edhe pse z.Cani fillimisht e ktheu prapësht programin e fizibilitetit dhe e miratoi më pas.
Pyetjet tona janë politike dhe janë njerëzore, neve do vazhdojmë me një sistem që do vazhdojnë që për hir të xhepave të tyre arrijnë dhe fusin duart te paratë tona por që kjo ndikon në jetën dhe shëndetin tonë.



