
Më shumë se 100,000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga pushtimi i forcave të Moskës më 24 shkurt. Këtë e ka bërë të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një postim në Facebook, transmeton Ukrinform.
Gjatë kësaj kohe Rusia humbi gjithashtu 3000 tanke dhe rreth 6000 automjete të tjera të blinduara në fushën e betejës, shtoi Shtabi i Përgjithshëm.
Rreth 100,400 ushtarë rusë kanë vdekur që nga fillimi i luftës, duke përfshirë 660 dje, tha ushtria ukrainase.



