Akti Normativ dhe marrëveshja me Pfizer për vaksinën/Nga kostot, te transporti dhe efektet anësore

Akti Normativ dhe marrëveshja me Pfizer për vaksinën/Nga kostot, te transporti dhe efektet anësore

Mbërritja e vaksinës anti-CoVid-19 në Tiranë është mbuluar me shumë spekullime për shkak të konfidencialitetit që qeveria ruajti. Megjithatë disa dokumente kanë dalë sot në media, dokumente të cilat provojnë kalimin në doganë të një pjese të dozave, por edhe vendin e origjinës. Vaksina që po përdoret në Shqipëri është e kompanisë Pfizer & BioNTech dhe kjo konfirmon atë që kryeministri ka deklaruar para disa ditësh. Për të materializuar importin e vaksinës në fjalë, të cilën qeveria shqiptare ia ka dalë të negociojë me sukses dhe në një kohë ka propozuar/miratuar aktet përkatëse; konkretisht një draft/Akt Normativ dhe një draft/Marrëveshje, të cilat janë parë nga MCN Tv. 

Akti Normativ ka 6 nene që rregullojnë detyrimet e organeve shtetërore, efektet financiare dhe aprovimin. Pika 2 e draftit thotë se:

Vaksinat anti-covid-19 aprovohen për përdorimin në popullatë bazuar në aprovimin e Food and Drugs Administration të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe/ose European Medicine Agency të Bashkimit Evropian

Akti detyron Agjencinë e Barnave të “lëshojë menjerëherë lejen e importit për vaksinat”.

Ndërkohë draft marrëveshja është më komplekse dhe rregullon në hollësi detyrimet. Ajo ka disa anekse teknike që lidhen me etiketën, e përdorur, të dhënat teknike etj. P.sh në Shojcën D thuhet se vaksina mund të transportohet me kontenierë transporti termik në disatnaca të gjata. Nga sa shihet në dokumentin e publikuar sot, cilësimi i kalimit doganor është “Dorazi”.

Po kështu marrëveshja rregullon ndarjen e dërgesës në parti me 195 doza një herë, çka na konfirmon se kjo e djeshmja është partia e parë. Në finale duhet të themi se qeveria ia doli të negociojë një marrëveshje në kushte të vështira, marrëveshje e cila është shumë specifike dhe përfshin p.sh edhe dispozita të tilla që na njoftojnë se jemi në kushte emergjence dhe po ecim pak a shumë të gjithë në errësirë.

Drupal Ad

Drupal Ad

 

Por të shpresojmë për më të mirën.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy