
Nga data 1 prill hyn në fuqi një ndryshim i taksës së pronës, që prek familjarët, e cila nuk do të paguhet më fikse mbi metra katrorë, por do të jetë sa 0.05% e vlerës së shtëpisë. Taksa do të paguhet në faturën e energjisë, ndërsa për ankesat qytetarët duhet të drejtohen në bashki. Shpjegimet i bëri këtë të martë, ministri i Financave, Arben Ahmetaj në Komisionin e Ekonomisë.



