
Parlamenti i Kosovës është mbledhur sot në përpjekjen e katërt për të ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Por pak para votimit, seanca është ndërorerë për shkak të gazit lotsjellës që u hodh në sallë nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Mediat e Kosovës raportojnë se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla dhe Fitore Pacolli, ishin ata që hodhën gazin lotsjellës në momentin kur pritej votimi për demarkacionin.
Nga salla e Kuvendit janë larguar të gjithë deputetët, ndërkohë që seanca pritet të vazhdojë pas largimit të tymit.
Për ratifikimin e marrëveshjes duhen 80 vota.



