“Sot i dorëzoj botës këtë figurë emblematike të gruas e shënjtërimit. Le të jetë ajo modeli juaj i Shenjtërisë. Kjo punëtore e palodhur e mëshirës na ndihmon të kuptojmë gjithnjë e më shumë se kriteri i vetëm i veprimit tonë duhet të jetë dashuria e lirë nga çdo ideologji, nga cdo kufi, e ndaj të gjithëve, pa dallim gjuhe, kulture, race e feje.”
Kështu do të deklaronte Papa Françesku një vit më parë në Vatikan, në ditën kur Nënë Tereza do të shenjtërohej.
Sot është dhe një vjetori i shenjtërimit të Terezës dhe Ati i Shenjte e ka përkujtuar atë në 9 gjuhë të ndryshme përmes një mesazhi të shkruar në faqen e tij në Tëitter.
“Si Nënë Tereza le të hapim horizonte gëzimi e shprese për njerëzimin, që ka aq nevojë për sa më shumë mirëkuptim e dashuri.”



