
Komisioneri Publik, ankimoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për gjyqtaren Regleta Panajoti, duke kërkuar shkarkimin e saj nga detyra, pasi ajo nuk arrin të justifikojë pasurinë dhe investimet e bëra.
Komisioneri Publik, ka kërkuar ndryshimin e vendimit nr. 169 datë 26. 06.2019. të KPK-së. Ai gjithashtu ka theksuar se e ka detyrim që të ushtrojë kontroll mbi vendimet e dhëna nga Komisioni i Posaçëm, dhe se përfaqëson interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, e konfirmoi në detyrë gjyqtaren Panajoti, pasi ajo arriti të argumentojë pasurinë e saj por, Komisioneri Publik e ankimoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit me pretendimin e mosjustifikimit të 3.9 milionë lekë investime, saktësisht për blerjen e një apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 104 metra katrorë. Gjyqtarja Panajoti, është një ndër kandidatët garues për postin e anëtares në Gjykatën Kushtetuese.



