
Shërbimi sekret i Danimarkës ndihmoi SHBA-në të spiunonte politikanët evropianë, përfshirë Kancelaren gjermane Angela Merkel nga 2012 në 2014, raportojnë mediat daneze.
Shërbimi i Inteligjencës së Mbrojtjes (FE) bashkëpunoi me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të Sh.B.A (NSA) për të mbledhur informacione, raporton Danmarks Radio.
Sipas raportit, inteligjenca mblodhi të dhëna për zyrtarë të tjerë si nga Gjermania, Franca, Suedia dhe Norvegjia.
Akuza të ngjashme dolën dhe në 2013.
Kujtojmë se Edward Snowden në atë kohë raportoi se telefoni i kancelares gjermane ishte përgjuar nga NSA.
Kur u bënë ato akuza, Shtëpia e Bardhë nuk e mohoi, por tha se telefoni i zonjës Merkel nuk ishte duke u përgjuar në atë kohë dhe nuk do të ishte në të ardhmen.
Gjermania është një aleate e ngushtë e SHBA.
Në një raport të ri të ndarë me disa agjenci evropiane të lajmeve, NSA thuhet se ka aksesuar mesazhet tekst dhe bisedat telefonike të një numri individësh të njohur duke përdorur kabllot daneze të internetit në bashkëpunim me FE.
Në raport shkruhet se operacioni ishte koduar me emrin "Operacioni Dunhammer", lejoi NSA të merrte të dhëna duke përdorur numrat e telefonit të politikanëve si parametra kërkimi, sipas Danmarks Radio.
Së bashku me zonjën Merkel, ministri i atëhershëm i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe udhëheqësi i opozitës në atë kohë Peer Steinbruck u tha gjithashtu se ishin në shënjestër të përgjimit.
Ministri i Mbrojtjes i Danimarkës Trine Bramsen, i cili thuhet se ishte informuar më herët për spiunazhin, i tha Danmarks Radio se "përgjimi sistematik i aleatëve të ngushtë është i papranueshëm".
As FE dhe as NSA nuk kanë komentuar ende mbi raportet e fundit.
Pas lajmit për raportin të Dielën, Snowden akuzoi Presidentin e SHBA Joe Biden se ishte "përfshirë thellë në këtë skandal herën e parë". Atë kohë, Biden ishte nënkryetar i SH.B.A.-së në kohën kur ndodhi mbikëqyrja e raportuar.
" Duhet të ketë një kërkesë të qartë për zbulimin e plotë publik jo vetëm nga Danimarka, por edhe partneri i tyre i vjetër gjithashtu," shkroi ai në Twitter.
Në 2013, Snowden - një ish-kontraktor për Agjencinë Qendrore të Inteligjencës së SHBA (CIA) - zbuloi në media detaje të mbikëqyrjes së gjerë të internetit dhe telefonit nga inteligjenca amerikane.
SHBA atëherë e akuzoi atë për vjedhje të pronës qeveritare dhe komunikim të paautorizuar të informacionit të mbrojtjes kombëtare.
Snowden më vonë kërkoi strehim në Rusi.
Para provave që ai ekspozoi, zyrtarët e lartë të inteligjencës amerikane kishin këmbëngulur publikisht se NSA kurrë nuk kishte mbledhur me vetëdije të dhëna nga të dhënat private të telefonit.
Burimi: BBC Përshtati: MCNtv.al



