Papa Leon XIV futet zbathur në Xhaminë Blu, zgjedh të mos lutet

Papa Leon XIV futet zbathur në Xhaminë Blu, zgjedh të mos lutet

Gjatë qëndrimit të tij në Stamboll, Papa Leo XIV vizitoi Xhaminë Blu, e para vizitë në një xhami që nga zgjedhja e tij. Papa është parë të heqë këpucët në hyrje të xhamisë në shenjë respekti, por nuk u lut. 

Kreu i Vatikanit, shoqërohej nga disa prej udhëheqësve turq, ndërkohë që gjatë kohës që shikonte xhaminë blu, u ftua të lutej, por ai kërkoi të shihte përreth xhaminë.

Papa Leo XIV është i treti Papë që viziton Xhaminë Blu. Në vitin 2014, Papa Françesku kaloi dy minuta në lutje në heshtje ndërsa ishte në xhami, dhe në vitin 2006, Papa Benedikti XVI vëzhgoi atë që Vatikani e përshkroi si një moment "meditimi të heshtur", dhe të cilin disa e panë si herën e parë që një papë ishte lutur në një vend adhurimi mysliman. 

Pas kësaj vizite Papa u takua privatisht me udhëheqësit e kishave lokale të krishtera përpara se të merrte pjesë në një shërbesë në Kishën Patriarkale të Shën Gjergjit së bashku me Patriarkun Bartolomeu I, udhëheqësin shpirtëror të të krishterëve ortodoksë lindorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy