Tërmeti në Turqi, Ejupi: Në mars shpallet plani i rindërtimit, të pastrehët hyjnë në shtëpi brenda vitit (VIDEO)

Tërmeti në Turqi, Ejupi: Në mars shpallet plani i rindërtimit, të pastrehët hyjnë në shtëpi brenda vitit (VIDEO)

Në Turqi dhe Siri, numri i viktimave nga tërmeti i dy javëve më parë i ka kaluar 47 mijë. Ndërsa po punohet për pastrimin e rrënojave, qeveria turke pritet të bëjë të ditur planin e rindërtimit në fillim të marsit. Në studion e lajmeve të MCN përmes Skype-it, redaktori i TRT World, Avdulvehap Ejupi tha që rindërtimi do të përfundojë brenda vitit.

Numri i viktimave i ka tejkaluar 47 ijë në Turqi dhe Siri. Vijon pastrimi i gërmadhave. Numri pritet të rritet ende. Strehimi është tani nevoja kryesore. Kemi të bëjmë me miliona njerëz që janë prekur.

Ndihma është e gjithanshme. Duke nisur nga Turqia dhe e gjithë bota. Ndërtimet pritet të nisin së shpejti. Në fillim të marsit do të njoftohet sa dhe ku do të ndërtohet. Pritet që brenda një viti të përfundojnë.

Ejupi shtoi se Turqia po sheh solidaritetin e saj t’i kthehet mbrapsht, ndërsa shtoi se situata ka aktivizuar atë që njihet si diplomacia e fatkeqësive.

Ndihmat janë nga të gjitha shtetet. Azerbajxhani, Izraeli, Irani, BE dhe SHBA. Biden përveç ndihmës 35 milionë dollarësh, premtoi edhe 100 milionë dollarë.

Turqia njihet si shtet solidar dhe ka dërguar ndihma kudo ku kanë ndodhur fatkeqësi natyrore. Ky solidaritet po na kthehet mbrapsht dhe është i mirëseardhur.

Njihet diplomacia e fatkeqësisë. Jo vetëm Greqia, por edhe Armenia dhe Izraeli janë gjetur afër. Kjo lloj diplomacie ka ndikuar në afrimin e vendeve. Fatkeqësia nuk njeh kombësi. Kjo diplomaci do të ketë efekte pozitive në rajon.

Ndërsa në Siri, sipas tij, situata është e rëndë.

Nëse flasim për përmasat e tërmetit, Siria është shtet që ka pësuar fatkeqësi mbi fatkeqësi. Vetë Asadi nuk lejonte deri para disa ditësh ndihmat të hynin brenda shtetit të tij.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy