Torturat, ekzekutimet, sulmet kimike ndaj civileve, spastrimi etnik, uria dhe bombardimet e zonave të banuara janë disa nga krimet kundër njerëzimit te kryera nga regjimi i Bashar al-Assad të cilat hetuesit ndërkombëtarë shpresojnë të zbardhen dhe dokumentohen pas rreth dhjetëra dekadash. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara që nga viti 2011 numërohen mbi 300 mijë civilë të vrarë dhe të paktën 100 mije sirianë të zhdukur me forcë.

Rënia e Bashar Al-Assad përfaqëson një mundësi absolutisht të mirë për të mësuar rreth krimeve të shumta të kryera nga regjimi i tij. Puna jonë që nga viti 2011 kur na u ndalua hyrja në terriorin sirian është kryer nga distanca, përmes imazheve satelitore dhe dëshmive të të mbijetuarve që u strehuan jashtë vendit.
Përveç burgjeve, rënia e regjimit të Bashar al Assad po ashtu u ka dhënë mundësinë hetuesve ndërkombëtarë për akses të drejtpërdrejtë edhe në ndërtesat zyrtare të vendit. Sipas këtyre të fundit e rëndësishme është që të ruhen provat që nuk patën mundësi të shkatërron nga autoritetet siriane për shkak të rënies së shpejtë të regjimit.
Siria është skena e krimit, që nëse mund të kemi akses në të, e gjithë loja do të ndryshojë. Sidomos pas rënies së shpejtë të regjimit, gjë që pengoi autorët të shkatërronin provat. Ne duhet të sigurohemi që këto prova të mos shkatërrohen, jo vetëm nga rebelët që kanë marrë pushtetin, por edhe nga ndonjë parti apo shtet tjetër. Izraeli kreu një numër të madh sulmesh në disa objekte ushtarake, duke përfshirë Qendrën e Studimeve Shkencore dhe Kërkimeve Siriane, ku regjimi po zhvillonte armë kimike. Dokumentet thelbësore në lidhje me prodhimin dhe përdorimin e këtyre armëve me siguri u shkatërruan në këtë bombardim.
Megjithatë ajo që ende nuk mund të thuhet me siguri nga ndërkombëtarët është nëse gjyqësori i ardhshëm sirian apo edhe drejtuesit e rinj të Damaskut do të jenë të gatshëm të bashkëpunojnë për zbardhjen e krimeve dhe vënien në vend të drejtesisë.
Përveç fokusit tek zbardhja e krimeve, perëndimi po ashtu po mobilizohet edhe për dërgimin e ndihmave në Siri. Komisioni Europian bëri të ditur se po planifikon nisjen e një operacioni për dërgimin e 50 tonëve ndihma në Siri përmes Turqisë fqinje.



